Protesta, Boçi: Atje ku goditja e policisë është e madhe, kundërpërgjigjja është më e madhe

Protesta e sotme e opozitës nuk ka asnjë skenar. Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi tha se janë qytetarët ata që do të vendosin për formën e protestës.

Ai tha se zemërimi i popullit është i madh. Por tha se aty ku goditja e policisë është e madhe, kundërpërgjigja do jetë më e madhe.

Boçi: Protesta pritet të jetë shumë masive, për shkak të frymës që ekziston, për shkak se zemërimi është rritur dhe insistimi për zgjedhje të lira dhe të ndershme është rritur. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka skenar, gjithçka është në dorë të qytetarëve, ata marrin frenat e protestës dhe aktet e zemërimit të tyre. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Atje ku goditja e policisë është e madhe, kundërpërgjigjja është më e madhe. Aktet e tyre janë në bazë të shkallës së zemërimit të tyre. 

Letrat e Ramës- Unë i shoh si letra që Rama ja dërgon Edi Ramës. Është një lloj narcizmi që ka hyrë në raport me veten. Rama është kapur në vjedhje. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?