Protesta, Demalia: Opozita nuk ka më kthim prapa

“Rruga që ka nisur opozita nuk ka më kthim prapa”. Kështu u shpreh analisti, Ilir Demalia. Në një lidhje me skype për Ora News, duke komentuar protestën e opozitës, ai tha se opozita de fakto i kishte dorëzuar mandatet.

Ilir Demalia: Unë mendoj që opozita nuk ka më kthim prapa në rrugën që ka hyrë. Vetë dorëzimi i mandateve që de fakto ishin dorëzuar me kohë, pasi opozita nuk ka qenë pjesëmarrëse në këtë Parlament, më shumë ka qenë në rrugë. Kështu që dorëzimi i mandateve ishte një akt formal. Përderisa një opozitë nuk është pjesëmarrëse në debat, parlament, nuk është pjesëmarrëse në diskutimet për pr/ligje, atëherë nuk i ngelet gjë tjetër.

Demialia tha se nëse opozita ndërpret protestat, jo vetë që do jetë jashtë parlamentit, por do të jetë edhe jashtë skenës politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ilir Demalia: Nëse opozita do të ndërpresë protestat jo vetëm do të jetë jashtë parlamentit, por do të jetë jashtë politikisht si opozitë. Nuk do të ketë më asnjë funksion. E vetmja gjë që i ngelët është ajo e protestave, për tu realitivizuar në funksion të shtetit. Ajo që është me pikëpyetje të madhe është se vetë opozita gjatë gjithë historisë së pluralizmit ka qenë pjesë e këtij mosfunksionimi shtetëror. Kjo është krizë e gjithë klasës politike shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?