Protesta, deputetja e PS-së Vokshit: Na nxorët bojën!

 

“Jeni në rrugën e vandalizmit dhe jo të shtetit ligjor. Na nxorët bojën”.

Kështu iu shpreh sot deputetja socialiste, Klodiana Spahiu, asaj demokrate, Albana Vokshi në mbledhjen e komisionit parlamentar të Shëndetësisë, e cila u shoqërua me debate të shumta midis opozitës dhe mazhorancës.

Nga ana e saj, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, iu përgjigj se qëndrimin e saj Spahiu duhet ta mbante në parlament.

Në debat është përfshirë edhe deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, i cili kërkoi që të diskutohej për thelbin e çështjes për të cilën ishte mbledhur komisioni.

“Çdo diskutim jashtë procedure duhet ta lëmë jashtë,” tha ai.

SHKARKO APP