Protesta e 11 korrikut për lirinë e Berishës, nënkryetari i PD-së Boçi: Do ushtrojmë…

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi duke folur për protestën e 11 korrikut, tha se ndaj kryetarit Sali Berisha është duke u zhvilluar një proces politik nga SPAK. Boçi tha se me masën e sigurisë që u vendos ndaj Berishës, përveç se është jo proporcionale, është shkelur Kushtetuta dhe ligji, ndërsa ëstë penguar të ushtrojë detyrën e tij si deputet.

Boçi tha se më 11 korrik do të kërkohet liri për Berishën dhe kjo është kërkesë e demokratëve, pasi Shqipëria është i vetmi vend europian që lideri i opozitës mbahet i burgosur pa fakte e prova.

“Është situatë e stisur për të eleminuar opozitën”, tha Boçi. Ai tha se do kërkohet lirimi i Berishës duke bërë presion, kjo është kërkesa e demokratëve. Referuar protestës së zhvilluar në 20 shkurt, Boçi tha se edhe nga kjo protestë opozita ka fituar të drejtat e saj. “Ishte një aksion bruto i PD-së që dha më pas ato fitoret e të drejtave të opozitës”, tha Boçi.

SHKARKO APP