Protesta e 11 shkurtit, 1500 efektivë dalin në terren. Do bllokohen akset kryesore

Për protestën e 11 shkurtit, paraprakisht raportohet se në terren pritet të jenë mbi 1500 efektivë policie. Gatishmëria e efektivë të policisë pritet që të nisë që të premten pasdite, ndërsa mëngjesin e të shtunës, Tirana do të zgjohet gjysmë e bllokuar.

Të gjitha akset që të çojnë në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, ku pritet të zhvillohet protesta, do të jenë të bllokuara. Masa pritet të merren dhe për Kryeministrinë, e cila është planifikuar të fortifikohet, siç ka ndodhur në protestat e kaluara.

Protesta u thirr pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, dosje që zbuloi dhe takimet e ish-zyrtarit të lartë me kryeministrin Edi Rama.

SHKARKO APP