Protesta e 12 nëntorit, Paloka sfidon Ramën: Rri në zyrë si burrë, shihe si e pa Berisha 21 janarin
Si do të jetë protesta e 12 nëntorit, që do të mbahet nga opozita? Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka thotë se problem nuk është hyrja në Kryeministri, por largimi i qeverisë. Po ashtu ai sidon edhe Ramën.
“Që Rama të llogarisë pasojat, që nuk do të jenë më si ato që ka përballur deri tani, deklarata boshe që kanë mbetur vetëm aty. Rama ka një të mirë që sa herë ka protesta largohet.
Blindon dyert me hekura, e di ai çfarë frike ka, por përderisa e ka frikën duhet të ketë edhe një arsye.
Problem nuk është hyrja në Kryeministri, duam të heqim qeverinë jo ca karrige e as të prishim pikturat e Ramës. Të rrijë në zyrë si burrë e të shohë si e pa Berisha më 21 janar”, tha ai në një intervistë televizive.