Protesta e 16 Shkurtit/ 19 të arrestuarit dalin para gjykatës
Nis seanca në Gjykatën e Apelit për 19 të arrestuarit bë kuadër të protestës opozitare të 16 Shkurtit. Kujtojmë që mes të arrestuarve është edhe ish-kreu i INUV, Florenc Hoxha. Gjykata e Apelit pritet të rivlerësojë masën e sigurisë për secilin prej tyre.
Sipas gjykatës, personat e dyshuar nuk i kanë firmosur ankimimet dhe kjo mund të sjellë pavlefshmërinë e tyre.
Avokatët e tyre kanë pasur tagrin për të bërë ankim. Por gjykata thotë se ankimi duhet firmosur nga vetë personi nën hetim.
Nga ana e saj Prokuroria thotë se vendimi i Shkallës së Parë është i padrejtë dhe duhet prishur pasi nga Gjykata e Shkallës së Parë nuk janë vlerësuar drejt provat pasi protestuest kanë qenë aktivë në kryerjen e akteve të dhunës ndaj godinës së kryeministrisë.
Për 11 protestuesit të cilët janë nën masën e sigurisë, “arrest shtëpie” apo “detyrim paraqitje” prokuroria ka paraqitur ankim dhe kërkon kthimin e tyre në burg.
KOHA JONË SONDAZH

