Protesta e 17 Prillit, Ina Zhupa takim me strukturat në Sarandë: Riorganizim dhe mobilizim

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa zhvilloi një takim me strukturat e degës në Sarandë. Gjatë takimit u diskutua forcimi i organizimit, hapja e procesit zgjedhor dhe nisja e anëtarësimeve të reja, si dhe mobilizimi për protestën e 17 prillit. ”Në fokus të veçantë ishin takimet me qytetarët dhe denoncimet e vazhdueshme për dështimet dhe abuzimet e pushtetit lokal, si dhe koordinimi i këshilltarëve të djathtë në këshill, për të qenë një zë i fortë dhe i përgjegjshëm në shërbim të komunitetit”,-shkruan Zhupa.

Statusi i plotë 

Me kryesinë e Partisë Demokratike Sarandë! U diskutua mbi hapat organizativë në funksion të forcimit të strukturave dhe rritjes së përfaqësimit në çdo nivel. Hapëm zyrtarisht procesin zgjedhor për rinergjizimin e strukturave në terren, një moment i rëndësishëm që garanton një qasje të hapur, gjithëpërfshirëse dhe demokratike për të gjithë anëtarësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëkohësisht, nisim edhe një fushatë të re anëtarësimesh, me synimin për të zgjeruar dhe fuqizuar më tej bazën tonë, duke afruar energji dhe zëra të rinj në parti. Në fokus të veçantë ishin takimet me qytetarët dhe denoncimet e vazhdueshme për dështimet dhe abuzimet e pushtetit lokal, si dhe koordinimi i këshilltarëve të djathtë në këshill, për të qenë një zë i fortë dhe i përgjegjshëm në shërbim të komunitetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, u theksua mobilizimi për protestën e 17 prillit, një moment kyç për të reaguar dhe për të kërkuar ndryshim dhe një qeveri tranzitore. Për një Parti Demokratike më të fortë, më pranë qytetarëve dhe më të vendosur se kurrë përballë regjimit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?