Protesta e 18 dhjetorit, deputeti i Berishës: Nëse është kundër SPAK-ut, nuk marr pjesë
Pjesë e grupit të Berishës në PD, deputeti Dashnor Sula thotë se nëse protesta e opozitës më 18 dhjetor do të jetë kundër SPAK-ut, atëherë ai nuk do të marrë pjesë.
”Qëndrimet e mia personale në lidhje me zotin Berisha, tashmë dihen. Neve na ka bashkuar parlamentarizmi dhe opozita kundër kësaj mazhorance. Sërish kemi pikëpamjet tona se si duhet të sillet opozita.
Nesër besoj se do të mblidhet grupi parlamentar që të diskutojë nëse do të marrë apo jo pjesë në këtë protestë. Nëse do të jetë protestë kundër SPAK-ut, unë nuk marr pjesë. Unë jam për respektimin e institucioneve. Po nuk hyri kultura demokratike që të respektojmë institucionet, nuk bëhet ky vend. Po shkatërrohet vendi vetëm për shkak të abuzimit me pushtetet”,-tha në ”A2cnn”.