Protesta e 20 shkurtit, Berisha-Ramës: Dita e ndëshkimit tënd popullor, në 10 vite pushtet ke larguar qytetarë sa asnjë diktator

Në protestën e 20 shkurtit Sali Berisha nuk do të jetë në shesh, por nga ballkoni i banesës së tij, ai i është drejtuar kreut të qeverisë, Edi Ramës, duke i thënë se ajo do të jetë dita e ndëshkimit të tij popullor. Berisha u shpreh se Rama, në 10 vite pushtet ka varfëruar dhe larguar qytetarët shqiptarë nga vendi sa asnjë diktator. “20 shkurti është dita e fuqisë së popullit të revoltuar. Priti shqiptarët Edi Rama, ata do të vijnë”, tha ndër të tjera ish-kryeministri.

Pjesë nga fjala

20 shkurti po afron, në të 4-anët e vendit, në çdo vatër po oshëtinjë thirrjet ‘Edi Rama paketo valixhet dhe ik’, ‘Edi Rama duhet të ikësh nga sytë këmbët’ sepse me vjedhjen e shekullit, me vjedhjen e qindra e qindra milionë eurove në koncesionet, PPP, shëndetësi dhe fushat të tjera, vjedhjen e madhe gjigante që ke përgatitur në portin e Durrësit, ke dëshmuar se je hajduti më i pangopur në Shqipëri, Europë, botë. Ke arritur ti varfërosh shqiptarët, ti rrokullisësh ata përsëri në honet e varfërisë dhe mjerimit.

Ndaj dhe 20 shkurti është dita e ndëshkimit tënd popullor. Edi Rama duhet të ikësh nga sytë këmbët, sepse si Çubrilloviç shqipfolës, në 10 vite të pushtetit tënd të bazuar në vjedhje, krim, drogë, ke larguar nga ky vend qytetar sa asnjë diktator, gjakatar, luftë dhe epidemi në planetin tonë. Ndaj dhe 20 shkurti është dita e mallkimit, e ndëshkimit mbarëkombëtar për Edi Ramën.

Edi Rama duhet të ikë sepse ka dhunuar parlamentin e vendit. Ai ka shndërruar parlamentin, tempullin e demokracisë në bunkerin e familjeve të qeveritarëve, ku fjala e lirë nuk ekziston, ku opozitën tentojnë ta eleminojnë dhe ku negociohen vetëm interesat e krimit, të mafias qeveritare, ku votohen ligje dhe vendime për interesat kriminale të qeverisë dhe mafias së saj.

Ky njeri pa komb, ky njeri pa fe, ky njeri pa flamur ka ulur në ato karrige llumin e shoqërisë, trafikantë, porositës vrasjesh, hajdutë, xhelatë të së ardhmes së fëmijëve tanë.

SHKARKO APP