Protesta e 21 qershorit, Loçi: Rinia të vrasë frikën dhe të çelë rrugën e lirisë për Shqipërinë

Bisedoi: Majlinda Noka

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratikë Lezhë, Albert Loçi, në një intervistë për ”Koha Jonë”, thotë se çdo shqiptar e ka të qartë, demokratët po e po por edhe socialistët e kanë të qartë se partia e tyre është përdorur për të ushtruar pushtetin një grup kriminelësh. Për përplasjet në KZAZ-të, ai pohon se po kërkojnë të zbatohet dekreti i Presidentit, ”ndryshe jemi duke shkelur ligjin në mënyrë flagrante dhe kemi të bëjmë me mos rrespektim të instituticioneve”.

PS deklaron se do të fitojë zgjedhjet me 30 qershor. A do të ketë zgjedhje në Lezhë në këtë datë?

PS, pretendon të marrë çdo pushtet në mënyrë antiligjore, por sigurisht një gjë të tillë nuk do t’ja arrijë. Në këtë vend ka akoma njerez qe duan të jetojnë të lirë dhe që duan drejtësi e demokraci. Zgjedhje me 30 qershor jo vetem në Lezhë por në të gjithë shqipërinë nuk do të ketë. E para, njerëzit në një pjesë të madhe te bashkive nuk kanë mundësi zgjedhje sepse kanë një kandidat dhe e dyta, të gjithë jemi në dijeni se President i Republikës e ka shfuqizuar dekretin për zgjedhje në atë datë. Mbase Gjykata Kushtetuese do kishte dhënë një vleresim tjetër vendimit të presidentit por duke qenë se jemi në mungesë të saj prej dy vitesh, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të zbatojmë dekretin e presidentit ndryshe jemi duke shkelur ligjin në mënyrë flagrante dhe kemi të bëjmë me mos rrespektim të instituticioneve.

Policia po arreston njerëz që bllokojnë KZAZ-të dhe po përdor gazlotsjellës. Si do i bllokoni zgjedhjet?

Gjatë muajve të fundit shqiptarët janë mësuar me dhunën policore dhe sigurisht me gazlotsjellës fakt i cilin u transmetua në të gjitha mediat vendase por dhe të huaja. Irritimi i qytetarëve është i kuptueshem pasi kanë vite që vidhen, kanë vite që varferohen e detyrohen të largohen nga shqipëria, ndaj dhe ato po mësyjnë drejt KZAZ-ve si një mënyr për të mos lejuar që të ketë zgjedhje farse. I ftoj të gjithë rininë të marrin pjesë në protesta, të vrasin frikën dhe të çelin rrugën e lirisë për Shqipërinë. Çdo shqiptar e ka të qartë, demokratët po e po por edhe socialistët e kanë të qartë se partia e tyre është përdorur për të ushtruar pushtetin një grup kriminelësh. Në ditët në vazhdim do të ketë zhvillime të reja që do tregojnë hapur manipulimin e zgjedhjeve në shume rrethe të shqiperisë në zgjedhjet e 2017. Situata do ndryshojë brenda pak ditëve duke bërë kështu të mundur anullimin dhe shtyerjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

SHKARKO APP