Protesta e 26 majit, zbulohet porosia e Bashës për deputetët dhe krerët e rretheve
Kur na ndajnë edhe tre ditë nga protesta e opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një sërë takimesh, me grupin parlamentar dhe me krerët e rretheve.
Mësohet se si fillim Basha zhvilloi mbledhje me grupin parlamentar dhe fill pas këtij takimi u ul në tryezë me krerët e degëve, ku diskutoi mbi detajet e organizimit të tubimit, në shenjë kundërshtie ndaj qeverisë.
Basha iu la porosi deputetet dhe strukturave e të rinjve që ditën e nesërme dhe të premten të shkojnë derë më derë për të takuar qytetarët për t’i ftuar në protestë si dhe për t’u shpërndarë fletëpalosjet.
Të shtunën në orën 11:00 opozita ka thirrur qytetarët në protestë, për të rrëzuar qeverinë.
KOHA JONË SONDAZH

