Protesta e 29 tetorit, mblidhen në selinë blu kryetarët e degëve të PD-së

Mbrëmjen e sotme në selinë e PD janë mbledhur kryetarët e degëve të Partisë Demokratike. Mësohet se në fokus të diskutimeve është protesta e radhës e njoftuar më herët, për datën 29 tetor.

Kujtojmë se ishte Sali Berisha pak ditë më parë që bëri me dije se mosbindja civile sipas tij do të jetë në 29 tetor. Ai kërkoi angazhim nga kryetarët e degëve, duke paralajmëruar që do të ketë paralizim të qarkullimit rrugor në akset kyçe në vend.

SHKARKO APP