Protesta e 6 dhjetorit, Luçiano Boçi: Nuk cënojmë perimetrin e sigurisë për Samitin. Rama po bën propagandë
Policia e Shtetit dhe Bashkia e Tiranës kanë reaguar, duke thënë se protesta e thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor nuk mund të mbahet para Kryeministrisë, kjo për shkak të perimetrit të sigurisë me ambientin ku do të zhvillohet ky Samit, në Pallatin e Kongreseve. Nënkryetari i PD-së, deputeti Luçiano Boçi tha se PD-ja ka vendosur e para për vendin ku do të zhvillohet protesta, ndërsa vendimi për vendin e mbajtjes së Samiti, është marrë më vonë. Për të është e drejta kushtetuese e opozitës për mbajtjen e kësaj proteste, duke thënë se nuk cënon aspak perimetrin e sigurisë.
”Largësia e pallatit të Kongreseve është optimale në raport me Kryeministrinë. Ndoshta policia e ekzagjeron, dihet që samitet duan masa të rrepta, por nga konfigurimi i shesheve, janë të mjaftueshme që të mos krijohet ky ngërç për vendin e tubimit, aq më tepër që tubimet e opozitës janë paqësore.
Pjesa e protestës zhvillohet afër perimetrit të zhvillimit të samitit, që mesazhet e qytetarëve të ndikojë tek samiti. Protesta duhet parë në dy anë, ka karakter zemërimi kundër qeverisë, sikurse karakter festiv nga ardhjes së liderëve europian.
Duam që ky samit të ketë ndjeshmëri në raport me zhvillimet e brendshme. Është e drejtë kushtetuese. Shqipëria i ka kapacitetet të bëjë protesta. Qeveria po krijon një artificë për të goditur si pjesë e propagandës, aksionin e opozitës”.