Protesta e 7 korrikut, Boçi: Priten më shumë se 30 mijë njerëz në shesh

Do të jetë masive ose jo protesta e 7 korrikut? Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi thotë se protesta pritet të jetë masive. Boçi e konsideroj të pritshme një numër protestuesish deri në 30 mijë veta.

“Pjesëmarrja do të jetë masive, qytetarët nuk kanë arsye që të mos vijnë. Personalisht, kam pjesën e gjykimit tim, nuk nisem nga numrat e pjesëmarrësve.

Numrat në protesta janë gjithmonë kurth, çështja ështe se pjesëmarrja pritet të jetë masive.

Masive e konsideroj me mijëra njerëz në shesh, quhet sukses edhe nëse janë mbi 10 mijë, mbi 20 mijë, mbi 30 mijë protestues. Do të jetë një protestë masive. Por kjo nuk është çështje numrash”.

SHKARKO APP