Protesta e 7 korrikut, Klevis Balliu: U rrëzua legjenda se opozita është në ditë të zezë

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu shprehet se pas 7 korrikut ra legjendja se opozita është në pikën e saj më të keqe dhe se kryeministri Rama është shumë i fuqishëm.

Duke folur në News 24, ish deputeti demokrat tha se në shesh dolën të djathtë dhe të majtë që vuajnë krizën ekonomike.

Jemi dy ditë pas protestës së 7 korrikut. Si e patë këtë protestë?

Protesta e 7 korrikut ishte një moment historik pasi pjesëmarrja masive e qytetarëve të Tiranës theu indiferentizmin në shoqëri ndaj të gjitha aferave korruptive të bëra, nxorri shoqërinë nga koma. Regjimet diktatoriale në të gjithë botën kërkojnë të krijojnë një ndjesi kome në shoqëri. Për fatin tonë të mirë pjesëmarrja që qytetarët i bënë vendit në 7 korrik e nxorri shoqërinë nga koma.

SHKARKO APP