Protesta e 7 korrikut, Spiropali: Të enjten pritet lajmi i mirë për negociatat

Të enjten do të mbahet protesta Kombëtare e PD-së, por ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se pritet që atë ditë të merret vendimi për çështjen e negociatave dhe konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ditë kur ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur opozitën dhe qytetarët në protestë.

”Duket se ka një kompromis dhe ka një zgjidhje politike, të propozuar nga pala franceze për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. A do ketë një fund ngërçi mes këtyre dy shteteve, ku Shqipëria u gjend në mes.

Ne po e mendonim seriozisht për të aplikuar për ndarjen e procesit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Mirëpresim sot, nesër pasnesër, një zgjidhje. Është e papranueshme që besueshmëria e BE, Këshillit që ka rekomanduar mbajtjen e konferencës.

Kjo është koha ne jemi gati, i mirëpresim. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe detyrimet për këtë fazë të procesit dhe e mirëpresim të enjten”.

SHKARKO APP