Protesta e 7 korrikut, Vokshi: Dha mesazhin e shpresës në një kohë që kriza ekonomike ka goditur vendin

”Kushdo që mori pjesë në protestën e 7 korrikut të thirru nga Partia Demploratike kishte për mision shpëtimin e Shqipërisë”,- thotë deputetja demokrate, Albana Vokshi, sipas së cilës kjo protestë përcolli mesazhin e shpresës në një kohë kur shpopullimi, ika e trurit dhe kriza ekonomike kanë goditur vendin.

“Protesta e 7 korrikut solli shpresë, një fjalë që kishim kohë që kishim frikë se po humbte duke parë shqiptarët që largohen çdo ditë, shifrat e arsimit, klasat e përgjysmuara. Është një dëshmi e shpopullimit fenomenit më negativ të këtyre viteve, 4 mijë mjekë të larguar, 1100 infermierë të larguar vitin e fundit.

Më të talentuarit ikin çdo ditë ikin se nuk ka shpresë. E ardhmja e të rinjve nuk mund të jenë me mirë gjetkë ne rrisim fëmijë për t’i larguar. A ka familjarë të lumtur që pjesa më e madhe tyre ka planifikuar për të ikur? Po ikën truri, po ikin më të zotët. Protesta e 7 korrikut dha mesazhin e shpresës, kanë besim të PD te Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë që duke ngritur zërin mund ta ndryshojnë të ardhmen e tyre dhe të familjarëve të tyre. Ata ishin të gjithë misionarë, gjithsecili kishte misionin për të shpëtuar vendin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?