Protesta e Berishës, Bushati: Provë për vjeshtën e ardhshme
Më 7 korrik, kryetari i PD-së Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Për analistin Andi Bushati, kjo protestë nuk do ta rrëzojë qeverinë, por shërben si provë për vjeshtën e ardhshme, ku Ilir Meta ka premtuar qëndrim “të ashpër” ndaj qeverisë së Ramës.
“Është një protestë e cila vjen pas tre vitesh heshtje të opozitës. Pas zgjedhjeve moniste të qershorir 2019, opozita e fiku çelësin e protestave në Shqipëri”, tha Bushati. Po ashtu ai theksone dhe se opozita po bën atë që historikisht ka ditur të bëjë më mirë, të dalë në rrugë dhe të protestojë.