Protesta e Berishës, pas Policisë edhe Bashkia Tiranë nuk jep leje
Pas letrës së Policisë së Shtetit që nuk e lejon mbajtjen e një protetste para Kryeministrisë përshkak të samitit të BE, edhe bashkia e Tiranës nuk jep leje. Edhe lajmëron se nuk leje.
Përgjigja nga Bashkia Tiranë
Në përgjigje të kërkesës suaj protokolluar pranë Bashkisë Tiranë me nr. prot. 41516, dt. 23.11.2022, nëpërmjet së cilës kërkoni leje për vendosjen e një foltoreje në kuadrin e organizimit të një tubimi protesë në bulevardin Dëshmorët e Kombitt, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, si dhe bazuar në shkresën e bërë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me nr. E-431prot., dt. 24.11.2022, ku shprehet ndalimi organizimit të ketij tubimi për shkak se bie në kundërshtim me perimetrin e sigurisë të cituar në shkresën përkatëse, ju bëjmë me dije se kërkesa juaj nuk mund të miratohet.
Bashkia Tiranë, si njësi e vetëqeverisjes vendore, në territorin e së cilës do organizohet samiti Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor është e angazhuar me organizimin e këtij Samiti, sipas fushës së funksioneve që ajo mbulon.
Për sa më sipër, Bashkia Tiranë e ka të pamundur t’iu pajisë me një leje për zënien e hapësirës publike për zhvillimin e tubimit që ju kërkoni të zhvilloni në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Duke qenë se për shkak të zhvillimit të samitit të Bashkimit Evropian në qytetin e Tiranës, pjesa më e madhe e rrugëve në qytet do jenë në funksion të mbarëvajtjes së këtij samiti, duke mos cënuar të drejtën tuaj për tubime, ju propozojmë zhvillimin e tij pranë Sheshit Skënderbej.
Për sa me sipër, nëse jeni dakord me këtë propozim, na bëni sa me shpejt me dije, që Bashkia Tiranë të vijoj me lëshimin e lejes përkatëse për zhvillimin e këtij tubimi.