Protesta e dhunshme në Rrugën e Kombit, ja emri i policit të plagosur rëndë
Në Rrugën e Kombit në këto momente po zhvillohet një protestë nga qindra shqiptarë të indinjuar për taksën e vendosur nga 5 në 10 euro.
Nga përplasjet mes policisë dhe protestuesve në Kalimash, mësohet se janë plagosur rëndë 3 shtetas.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mes tyre është i plagosur edhe një polic. Mësohet se ai është shtetasi Adem Visha, efektiv i policisë rrugore në Kukës.
Pas lëndimit, Visha bashkë me dy shtetas të tjerë janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.
KOHA JONË SONDAZH

