Protesta e dytë kundër marrëveshjes së detit
Ka nisur para Kryeministrisë protesta e dytë kundër marrëveshjes për kufirin detar Shqipëri-Greqi. Protesta e inicuar nga shoqëria civile dhe një grup patriotësh ka filluar. Pjesëmarrësit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe banderola me mbishkrime nacionaliste.
Protesta është paqësore megjithëse pa një pjesëmarrje masive. Protestuesit kërkojnë transparencë për marrëveshjen. Pak ditë më parë shoqëria civile i ka dorëzuar Edi Ramës një letër ku i ka kërkuar arsyet se pse ka falur detin.
Sigurisht që Edi Rama nuk ka denjuar të kthejë përgjigje dhe vazhdon të mbajë sekrete marrëveshjen me Greqinë, ku i ka falur pasuritë e vendit në këmbim të votës për hapjen e negociatave.

KOHA JONË SONDAZH

