Protesta e fasonerive në Krujë, Vokshi: Për Ramën rëndësi kanë klientët që ju jep tendera

Protesta e fasonerive sot në Krujë ka sjellë edhe reagimin e Partisë Demokratike. Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi drejton gishtin nga kryeministri Rama, të cilin e akuzon se prioritet nuk ka shëndetin e punëtorëve, por klientët e tenderave.

Reagimi i Albana Vokshit

Këto pamje të rralla proteste janë në Shqipëri, pikërisht në Krujë. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Gra e vajza që punojnë në fasoneri, që detyrohen të udhëtojnë çdo ditë, larg familjeve të tyre sepse Edi Rama nuk ju paguan atë që ju takon. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhjetëra mijëra gra e vajza, cdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre, fëmijëve dhe familjeve të tyre sepse ju duhet të punojnë në kohë pandemie të rrezikuara cdo ditë nga virusi COVID19. Sot ato janë më të pambrojturat. Arsyeja e vetme: Rama dhe qeveria nuk do që t’ia dijë për to. 

 Për Edi Ramën rëndësi kanë klientët që ju jep tendera sekrete, e jo shëndeti i mbi 70 mijë vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri. 

Do mjaftonte anulimi i 17 tenderave sekretë, apo anulimi i koncesioneve në shëndetësi për të shpëtuar nga rreziku jetën e mbi 70 mijë grave dhe vajzave. Me keto fonde, përballohen fare mirë pagat për keto gra dhe vajza që shkojnë në punë me frikë dhe jetojnë me tmerrin e virusit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?