Protesta e fermerëve “paralizon” punën në Kakavijë, Policia Kufitare greke del me njoftim

Këtë të diel, policia kufitare greke ka njoftuar se nga ora 19:00 deri në orën 22:00, rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Mjetet e vogla do të lejohen të kalojnë, ndërsa ata të tonazhit të rëndë (kamionë e autobusë, nuk do të lejohen.

Njoftimi:

Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 19:00 deri në 22:00 rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (komionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor.

SHKARKO APP