Protesta e flakë në Athinë kundër marrëveshjes së Tsipras

 

Athina ne flakë. Greqia po kalon orë dramatike. Ka nisur diskutimi në parlament për marrëveshjen e qeverisë me kreditorët ndërkombëtarë, por jashtë tij po zhvillohen protesta. Në parlament deputeti i Agimit të Artë, Ilias Kasirdis, ka grisur në mënyrë demonstrative marrëveshjen e lidhur nga Tsipras.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat. Mediat vendase raportojnë për makina të djegura, fasada të thyera dhe disa persona të arrestuar.

Shumë qytetarë kundërshtojnë ashpër kalimin e kësaj pakete me kursime dhe masa shtrënguese të forta.

Më herët gjatë ditës kryeministri Tsipras është përpjekur për të siguruar shumicën në Kuvend, në mënyrë që kjo marrëveshje të ratifikohet. Kundërshti të forta ai ka patur edhe nga radhët e partisë së tij, SYRIZA

SHKARKO APP