Protesta e gazetarëve, Koçiu: Qeveria kërkon të jetë redaktore, ligj diktatorial
Gazetarët vijojnë protestën para Kuvendit, duke kundërshtuar paketën ”Antishpifje”. Gazetarja Mimoza Koçiu sqaroi arsyet pse ajo dhe kolegët e sajë janë kundër këtyre ndryshimeve ligjore. Ajo theksoi se drafti është bërë publik mbrëmë dhe se Parlamenti është kthyer tashmë në sekretariatin e kryeministrit. Po ashtu gazetarja nënvizoi se ata janë kundër dhe se kjo është e turpshme pasi për hatimin e draftit nuk janë bërë konsultime me gazetarët.
“Na kanë se sjellë drafet të ndryshuara edhe Parlamenti është kthyer në sekretariatin e kryeministrit. Ne vazhdojmë ti qëndrojmë pozitës tonë që nuk duam që qevererinë ta kemi redaktore. Ne po e shohim se çfarë po ndodh me Parlamentin, por shohim edhe si po kalon ky ligj. 45 vjet është përpjekur Enver Hoxha të ndalojë fjalën e lirë, por njerëzit kanë arritur ta flasin dhe ta thonë fjalën e tyre. Është një sinjal se çfarë po ndodh. Shqipëria po tentohet të kthehet pas, është një parti që po vendos veten mbi vendin. OSBE nuk ka certifikuar akoma ligjet. Ne jemi kundër cdo lloj ndryshimi kozmetik. Njëherë nuk është bërë konsultimi me gazetarët, e pranuan edhe njerëzit e kryeministrit mbrëmë nëpër studio. Kjo është e turpshme. Si mund të bësh diçka për një komunitet gazetarësh dhe të mos i pyesësh. Diktatorët bëjnë të njëjtën gjë”.
KOHA JONË SONDAZH

