Protesta e kontrollorëve, TIA: 2 fluturime janë prekur, puna ka rifilluar
Aeroporti “Nënë Tereza” ka bërë me dije përmes një njoftimi se ditën e sotme nga ora 9:23 deri në ora 09:55, orë lokale, janë ndërprerë operimet për shkak të grevës së në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror.
Më tej thuhet se dy fluturime janë prekur nga ky fakt, Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Aegean Airline është kthyer sërish në Athinë.
Ndërkohë, operimet kane rifilluar në 09:55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë. Tirana International Airport”, thuhet në njoftim.
“Sot, më 7 Prill 2021, nga ora 9:23 deri në ora 09:55, orë lokale, janë ndërprerë operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror. Dy fluturime janë prekur nga ky fakt, Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Aegean Airline është kthyer sërish në Athinë. Operimet kane rifilluar në 09:55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë. Tirana International Airport”, thuhet në njoftim.