Protesta e Maturantëve/Këlliçi: Ministria e Arsimit po zgjidh hallin e saj

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, përmes një postimi në facebook ka akuzuar Ministrinë e Arsimit për mënyrën se si do të bëhet rivlerësimi i provimit të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, duke deklaruar se kjo lloj mënyre zgjidh vetëm hallet e institucionit dhe jo të maturantëve, të cilët sot protestuan për të tretën ditë radhazi. Sipas Këlliçit nuk ka kuptim që rivlerësimi të bëhet nga e njëjta qendër, QSHA, dhe ajo të zgjedhë mësuesit që do ta bëjnë këtë proçes.

Postimi i plotë

E PaBesa Shahini godet sërish maturantët. Ministria e Arsimit sot hoqi dorë nga çdo detyrim themelor që ka ndaj maturantëve e sidomos ndaj maturantëve të këtij viti që u goditën nga një tezë idiote, për idiotësinë e të cilës u shprehën këto dy ditë një numër i madh ekspertësh, pedagogësh e mësuesish të indinjuar.

Shparë përfundoi mbledhjen Komiteti i Maturës Shtetërore pranë Ministrisë së Arsimit. Ranë dakord për të zgjidhur hallin e tyre, jo të maturantëve. Ministria vendosi, në shkelje të ligjit e duke hequr dorë nga përgjegjësitë e veta, që rivlerësimin e provimeve do ta kryejë E NJËJTA QENDËR (QSHA) që ka hartuar tezën idiote.

Pra merret me mend si do jetë rivlerësimi. Ministria po ashtu i lejoi kësaj qendre që TË PËRZGJEDHË AJO GRUPET E MËSUESVE QË DO TË RIVLERËSOJNË, duke shkelur ligjin dhe etikën, pasi mësuesit nuk janë në varësi të kësaj qendre por të Ministrisë dora vetë.

Në mbledhjen e Komitetit të Maturës që sapo përfundoi Ministria në mënyrë tinëzare, u koordinua madje edhe kur dhe si do dalin përgjigjet e pyetjeve (që duhej të kishin dalë me kohë) dhe ky koordinim u bë thjesht për të mbrojtur Ministrinë e jo për të lehtësuar dëmin që iu bë maturantëve, të cilëve u detyrohej para së gjithash një NDJESË TË MADHE PUBLIKE QË NUK UA KËRKOI KURRË. Sot Ministria sapo u bë gardh për të mbrojtur veten duke braktisur maturantët në një tym informacionesh e veprimesh antilgjore.

SHKARKO APP