Protesta e naftëtarëve, Ahmetaj: Do merrni pagat, Qeveria e angazhuar të jetë pranë jush
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se naftëtarët e Ballshit dhe Fierit do të marrin pagesat.
Duke folur para gazetarëve Ahmetaj deklaroi se qeveria është e angazhuar për të mbështetur naftëtarët, si dhe për të rivënë në punë rafineritë.
Reagimi i Ahmetaj vjen pas protestave të naftëtarëve të dy rafinerive, atë të Ballshit dhe Fierit pasi nuk kishin marrë pagat që nga muaji nëntor.
“Naftëtarët do të marrin në bazë të ligjit pagesën e papunësisë.
Qeveria qëndron e angazhuar, e vëmendshme deri në detaje për të mbështetur çdo investitor serioz, që do të vijë me një projekt serioz, për zhvillimin e biznesit në rafineritë e Ballshit dhe Fierit, apo një ofertë nga një investitor serioz për zhvillimin e një biznes-plani në sektor ku përfshihet vënia në punë e të dy rafinerive.
Qeveria qëndron e angazhuar të jetë pranë naftëtarëve, duke i ndihmuar me procedurat, duke iu vënë në dispozicion zyrat e punës, në mënyrë që ata punonjës, ata naftëtarë dhe familjarë të përfitojnë menjëherë pagesën e papunësisë.
Jemi në gatishmëri, të vëmendshëm deri në detaje për të mbështetur çdo iniciativë private për rivënien në punë të të dyja rafinerive“, deklaroi Ahmetaj.
KOHA JONË SONDAZH

