Protesta e naftëtarëve, Baçi zbulon prapaskenat: Gramoz Ruçi po tenton përçarjen, ka thërritur në takim…

Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi ka qenë sot në studion e lajmeve të Fax News, ku ka komentuar grevistën e naftëtarëve në Ballsh dhe në Poçem, që sipas tij vazhdimisht janë mashtruar nga qeverisja e Edi Ramës.

Baçi u shpreh se ka pasur tentativa nga Gramoz Ruçi, dhe përfaqësues të tjerë socialistë për të përçarë grevistët, duke i ftuar në takime të veçanta. Ndërkohë ish-deputeti tha se situata është e pashpresë, sa kohë që vetë zyrtarë të PS-së drejtojnë segmente të Uzinës, duke u fshehur pas emra kompanish fantazmë.

“Është një kauzë e drejtë e atyre punonjësve, që e kanë investuar jetën dhe mundin e tyre si punonjës të naftës. Janë të keqtrajtuar, të keqpërdorur, sa janë detyruar që të ndërmarrin këtë akt ekstrem që është greva e urisë, ka shkuar aty ku nuk mban më.

Askush nuk merrej me ta, askush nuk i dëgjonte, i kam takuar vetë grevistët e Poçemit, që u bënë 7-8 ditë që janë në grevë, vazhdojnë të jenë aty, dhe të jenë të nëpërkëmbur.

Asnjë zyrtar dhe asnjë shtetar nuk ka vajtur për ti takuar ata, asnjë deputet i Rilindjes, e kundërta ka ndodhur me përfaqësuesit e opozitës, ku vetë zoti Basha pas takimit që ka pasur me naftëtarët e Poçemit, ka kërkuar vëmendjen maksimale për këtë çështje.

Janë qeveritarët ata që e drejtojnë uzinën, dhe janë fshehur pas firmave të ndryshme. Vërtet në grevë urie janë futur një numër relativisht i vogël punonjësish, pasi dhe 800 punëtorët e tjerë gjenden në kushte të mjerueshme. Me keqardhje e them, se dhe kjo grevë sakrifikuese që bëjnë këta banorë do të ketë një fund tragjik, këta nuk duan tia dijnë për hallexhinjtë.

Ka punonjës të Rafinerisë që bëjnë pazare dhe diversion aty brenda, për ti përçarë, pasi kanë lidhje me disa përfaqësues të mazhorancës. Ata punonjës që po refuzojnë dhe ujin dhe shërbimin mjekësor, po shkojnë drejt vdekjes, nuk dua të fitoj kredo politike me këtë që them. Naftëtarët më kërkuan që të kishin takim me deputetët e qarkut Fier.

Kam informacione se një pjesë e grevistëve të Poçemit, kanë marrë takim me Gramoz Ruçin, dhe këtu mund të mashtrohen. Gramoz Ruçi të dalë nga zyra, të marrë makinën dhe të shkojë ti takojë grevistët aty ku janë në Poçem dhe në Ballsh.

Nuk kanë për të marrë gjë me këta, se e kanë parim që ti shpërndajnë dhe ti përçajnë. Kjo është një situatë alarmante, është një sjellje që meriton vetëm një shpërblim, nxjerrjen e tyre me forcë nga zyra”, u shpreh Baçi, ndërkohë që komentoi dhe shpopullimin që po i ndodh Fierit, dhe protestën e fermerëve në Lushnje.

“Fieri po shpopullohet, disa ikin dhe flenë poshtë urave, gjendja është alarmante, dhe këtu dalin dhe na bëjnë propagandë. Fermerët e Lushnjes janë më të ndershmit në Shqipëri, dhe prodhojnë produkte të një cilësie shumë të lartë”, tha më tej Baçi.

SHKARKO APP