Protesta e opozitës, 1300-1500 efektivë policie
Të paktën 1300-1500 efektive policie janë vendosur në gatishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së opozitës pasditen e sotme. Protesta do të zhvillohet para kryeministrisë në orën 19:00. Vendimi për të mbajtur protestën e sotme u mor menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës më 2 qershor. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestave deri në largimin e qeverisë Rama.
Kreu i PD, Lulzim Basha tha se në protestën e 8 qershorit: “Nuk do kërkojnë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë”.
Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e sapo kthyer nga një operacion i vështirë në Itali, tha dje se protesta e shtunës nuk është as protestë e LSI-së, as e PD-së, por është një protestë e qytetarëve të Tiranës, por edhe e gjithë qytetarëve të Shqipërisë që janë të gatshëm për të ardhur dhe për të protestuar. Kryemadhi tha se largimi i Edi Ramës do të sjellë përfundimisht largimin e tranzicionit shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

