Protesta e opozitës kalon oqeanin, ja si u komentua nga mediat amerikane
Mijëra qytetarë u mblodhën sot në protestën e thirrur nga opozita. Protesta pati jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare.
Pas Rai2 një tjetër media prestigjoze që pasqyroi protestën e opozitës ishte edhe “Associated Press”.
Titulli i zgjedhur nga prestigjozja amerikane është: “Opozita shqiptare zhvillon protesta anti-qeveritare, kërkojnë zgjedhje të reja”
Në artikull thuhet se mijëra protestues vërshuan drejt Parlamentit, ndërsa godina ishte rrethuar nga tela dhe forca të shumta policie.
Më tej thuhet se protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë, duke e akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Në shkrim është përmendur edhe djegia e mandateve nga opozita, apo anullimi i seancës parlamentare.
Artikulli vazhdon më tej me kritikat e BE-së ndaj opozitës se veprimi i tyre është anti demokratik. Ndër te tjera artikulli flet edhe për shpresat e Shqipërisë për hapjen e negociatave.


KOHA JONË SONDAZH

