Protesta e opozitës, Lleshaj flet për angazhimin e policisë
Ndërkohë që opozita ka njoftuar protestën e radhës më 16 mars, Ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj ka theksuar nga Shkodra, se “Policia e Shtetit është shumë e angazhuar dhe do të zbatojë deri në fund ligjin”.
“Jemi në një situatë ku policia e shtetit është shumë e angazhuar për shkak të protestave të fundit në Shqipëri. Megjithatë deri më tani policia e shtetit ka zbatuar ligjin dhe do vazhdojë që ta zbatojë. Protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj policisë por policia ka mbajtur qendrimin e duhur”- tha Lleshaj.
Ministri ka deklaruar se para tyre janë tashmë vetëm dy objektiva. “E para në rast se ata do bëjnë dy hapa, policia do bëjë një hap, por gjithmonë në zbatim të ligjit dhe pa patur viktima. Ne jemi të gatshëm që të dialogojmë me opozitën, por jo të bëjmë negociata. Dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur gjithçka”- tha ai.
Sipas ministrit, protestat janë me grafik nga opozita thua se vetem ditë enjte apo shtune vijne problemet. “Eshtë e pakonceptueshme se si njerëzit gjatë ditës bëjnë punën në administratë dhe më pas pasdite vijnë dhe dhunojnë institucionet në Tiranë”- deklaroi Lleshaj.
KOHA JONË SONDAZH

