Protesta e opozitës me flamurin kombëtar, të SHBA dhe BE
Protesta e opozitës sot deri më tani nuk ka patur incidente serioze, përveç disa momenteve kur u hodh bojë në drejtim të Kryeministrisë.
Organizatorët e protestës janë kujdesur për të shmangur konfrontimet me policinë.
Në mënyrë simbolike gjatë kohës që Lulzim Basha mbajti fjalimin e tij, protestuesit kanë hapur një flamur të madh të bashkuar, të Shqipërisë dhe BE-së.
“Janë dy flamuj të mëdhenj të hapur në protestë. Flamuri kombëtar dhe ai i BE. Mesazhi është se shqiptaret janë te bashkuar, përtej bindjeve politike, me kauzën e opozitës për zgjedhje te lira e te ndershme, për te vendosur ata me vote te lire qeverinë dhe jo krimi, për te hapur dyert e mbyllura prej 6 vjetësh”, thekson PD.
KOHA JONË SONDAZH

