Protesta e opozitës, nisen mijëra qytetarë nga Berati
Me një banderolë të madhe “Rama ik”, nga Berati janë nisur protestuesit e parë drejt Tiranës. Nisja është bërë me autobusë dhe mjete të vogla. Opozita politike mban protestën e 8-të kombëtare, e cila këtë herë duket më e fuqishme se 7-të të parat.
Mësohet se nën organizimin e përfaqësuesve të PD-së dhe të LSI-së për Qarkun e Beratit, janë nisur me dhjetra autobuzë dhe automjete me simpatizantë të subjekteve përkatëse politike. Sipas informacionit të komunikuar nga kreu lokal i PD-së, Gazmend Azizi, numri i simpatizantëve të demokratëve që i janë drejtuar Tiranës për të protestuar në sheshin para godinës së Kryeministrisë arrin në rreth 700 persona, ndërsa nga LSI-ja konfirmohet një numër prej 400 protestuesish.
Sikurse ka ndodhur edhe në protestat e mëparshme, përkrahësit e PD-së do të mblidhen në selinë qendore blu për të marshuar të prirë nga kreu Lulzim Basha drejt institucionit qeveritar.
KOHA JONË SONDAZH

