Protesta e opozitës tek Kryeministria, ja shifrat e qytetarëve që po vijnë nga rrethet

Sot në orën 20:00, do të mbahet protesta e thirrur nga opozita. Qindra protestues nga Lushnja i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të protestuar mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë kundër keqqeverisjes, vjedhjes dhe korrupsionit të Edi Ramës dhe mazhorancës së tij socialiste. Në një prononcim për mediat, Sekretari i PD-së, dega Lushnje, Klement Çela shprehet se protesta e thirrur nga opozita bëhet për një të ardhme më të mirë për shqiptarët. Sipas burimeve për SYRI-n, rreth 70 protestues nga Saranda, janë nisur drejt Tiranës për t’u bërë pjesë e protestës.

Nga Korça-300 qytetarë

Nga Bilishti-120 qytetarë

Nga Pogradeci-200 qytetarë

Nga Maliqi-200 qytetarë

Nga Saranda-70 qytetarë

Nga Kruja- 500 qytetarë

Nga Fushë-Kruja-200 qytetarë

Nga Elbasani-1200 qytetarë

SHKARKO APP