Protesta e parë u mbajt në Elbasan, Boçi paralajmëron Ramën: Qëndro i përgatitur

Këtë të martë dega e PD-së në Elbasan zhvilloi një protestë kundër rritjes së çmimit të karburanteve. Pjesë e protestës ishin qytetarë, të cilën shprehën shqetësimin për krizën dhe rritjen e çmimeve.

Nënkryetari i PD-së dhe deputet i qarkut të Elbasanit, Luçiano Boçi, teksa falënderon qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së PD-së, dënoi nga ana tjetër sjelljen e forcave të policisë. Po ashtu e ka edhe një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.

”Edi Rama duhet të jetë i përgatitur për çdo formë reagimi të qytetarëve! Ata do të jenë gjithnjë e më shumë. Askush nuk do t’ia fal Edi Ramës t’i fusë dorën në xhep atyre, për t’u marrë paratë e djersës dhe fëmijëve”.

Njoftimi i plotë

Nisëm sot nga Elbasani protestat. I falenderoj me zemër të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që përtej çdo angazhimi të tyre, ishin sot në bulevardin e Elbasanit, për të protestuar kundër rritjes së çmimit të karburanteve.

Dënoj me forcë sjelljen fyese dhe jo profesionale të Policisë së Elbasanit që përtej interesit të qytetarëve për të protestuar, zgjodhën t’i binden urdhrave politikë për të bllokuar protestuesit t’i bashkohen tubimit paqësor.

Edi Rama duhet të jetë i përgatitur për çdo formë reagimi të qytetarëve! Ata do të jenë gjithnjë e më shumë. Askush nuk do t’ia fal Edi Ramës t’i fusë dorën në xhep atyre, për t’u marrë paratë e djersës dhe fëmijëve.

SHKARKO APP