Protesta e PD, Policia: Ja masat e sigurisë

 

Policia e Tiranës publikon masat për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, që do të mbahet paraditen e së martës.

Në një njoftim për shtyp thuhet se, në kuadër të ruajtjes së rendit dhe sigurisë do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut nga ora 11 në 16:00. 

Sipas njoftimit, bllokime do të ketë tek bulevardi Zogu i Parë, tek rruga e Kavajës dhe rruga e Dibrës. 

Ndërsa tek rruga e Elbasanit dhe bulevardi Bajram Curri do të ketë kufizime të qarkullimit, vijon njoftimi për shtyp. Ndërkohë do të ndalohet parkimi tek sheshi Skëndërbej dhe tek bulevardi Dëshmorët e Kombit, për të vazhduar deri tek sheshi Nënë Tereza, deri në orën 16:00.

Protesta është planifikuar të zgjasë 5 orë, të paktën PD ka marrë leje që kjo protestë të zhvillohet nga ora 11:00- 16:00, në sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

SHKARKO APP