Protesta e PD, Saimir Tahiri: Faleminderit Policisë së Shtetit (FOTO)

 

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka quajtur protestën e sotme të PD-së si  shfaqje të shëmtisë dhe shkatërrimit. Në një postim në FB, Tahiri vlerëson dhe rolin e Policisë së Shtetit në mbarëvajtjen e saj.

“Kjo sot, eshte fytyra e te shkuares! Shqiperia e shendetshme, po nderton te ardhmen.  Nuk jemi ende ku duhet, por nuk mund te kthehemi kurre pas.

Shfaqje e shemtuar e fytyres se vertete te shkaterrimtareve! E shkuara nuk mban dot peng Shqiperine! Faleminderit Policise se Shtetit!  Nje tjeter dallim i madh me te shkuaren qe kemi lene pas”,- shkruan ministri Tahiri në Facebook.

SHKARKO APP