Protesta e PD-së? Boçi: Nuk ka një datë konkrete, bashkimi i demokratëve prevalon

Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi thotë se protestat e opozitës duhet të vazhdojnë dhe të jenë solide, ndërsa njoftoi se protesta e radhës do të përcaktohet nga organet drejtuese partiake dhe se deri tani nuk ka një datë konkrete.

“Ne jemi e njëjta parti, nuk mund ta quajmë bashkëjetesë me Bardhin. Bashkimi i demokratëve prevalon. Berisha ishte larguar nga drejtimi i PD dhe kishte mbështetur zotin Basha në rrugëtimin e tij opozitar që nuk solli gjë. Çështja nuk mund të lihej në dorën e tij dhe duhej një shkëndijë si shpallja non-grata që solli rikthimin e tij.

Ai ka ardhur në një rikthim politik për fatet e PD-së. Baza e PD nuk e pranoi shpalljen e tij non-grata dhe u rreshtua krahas historisë së PD. Unë kam qenë pjesë e negociatave 2-vjeçare për të arritur bashkimin.

Kemi zhvilluar protesta të mëdha dhe me impakt politik. Protestat duhet të vazhdojnë dhe të jenë solide. Protesta e radhës do përcaktohet nga organet drejtuese të partisë. Këshilli Kombëtar do mblidhet, por ende nuk ka një datë konkrete”,-tha Boçi.

SHKARKO APP