Protesta e së hënës, Alibeaj: Qytetarët braktisën Berishën, në 2019 masiviteti ishte më lart

Deputeti i pavarur, Enkelejd Alibeaj teksa ka komentuar mosbindjen civile që u mbajt dje nga PD e Berishës, tha se masiviteti i protestave të 2019-ës ishte ku e ku më lart se protesta e djeshme. Për të, Berishën e ka braktisur populli.

”Protesta ishte për të testuar madhësinë në publik dhe pas kësaj proteste mund të thuhet se publiku e ka braktisur. Shumica e shqiptarëve e ka braktisur Edi Ramën, pasi ai mori 48 % në 2021, pra nuk ishte shumicë. Tani çështja është se pse këtë segmentin e opozitës nuk e mbështesin shqiptarët? Për të qenë korrekt me shqiptarët mund të them se kështu e kanë zgjedhur dhe kështu le të vazhdojnë”, tha Alibeaj në ”News 24”.

Për të ky segment opozitar nuk përfaqëson shumicën e shqiptarëve. ”Humbi zgjedhjet në Kukës, nuk po përfshij Himarën se ka hije dyshimi, humbje në zgjedhjet e 2023-it, pra këta nuk përfaqësojnë më shqiptarët që nuk duan qeverinë e Edi Ramës. Prova e dhimbshme ishte protesta e djeshme”, tha Alibeaj.

Nga ana tjetër, ai shtoi se nuk mundet kurrsesi që PD ka drejtuar tytat drejt drejtësisë së re. ”Pavërësisht problemeve që ka drejtësia, PD duhej të mbështeste SPAK dhe GJKKO, pasi një drejtësi që godet nga pushteti duhet parë si aleate”, tha Alibeaj.

SHKARKO APP