Protesta e shtatë e opozitës/ Ja ku do të jetë sot kryeministri
Sot është dita e dytë e fushatës së Partisë Socialiste në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Twitter” lajmëron se ditën e sotme do të jetë në qytetin e Lezhës, ku pritet të prezantojë edhe kandidatin për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreun.
Kujtojmë që po ditën e sotme, përpara kryeministrisë, në orën 19:00 opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e 7-të kombëtare.
Sot 18.00 fushata e 30 qershorit vijon me Lezhën, të cilës bashkë me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin/Velipojë e hapjen e një kapitulli të ri zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit🤝
— Edi Rama (@ediramaal) June 2, 2019
KOHA JONË SONDAZH

