Protesta e skafistëve. Hajnaj: Bashkitë s’kanë marrë masa, qëllimi siguria e turistëve

Pak ditë më parë, Policia Kufitare bllokoi dhe ndëshkoi me gjoba 17 mjete lundruese në kuadër të kontrolleve për sezonin turistik veror. Udhëzimi i ri i Policë Kufitare, thotë se çdo turist që dëshiron të bëjë xhiro me një mjet lundrimi, duhet të jetë i pajisur me leje të posaçme drejtimi.

Por, ky udhëzim i ditëve të fundit i Policisë Kufitare ka bërë që pronarët e mjeteve lundruese për qëllime turistike të dalin në protestë. Për vonesat me lejet e lundrimit protestuan edhe pronarët e gomoneve dhe motorëve të ujit në Vlorë.

Forcimi i masave, sipas drejtoreshës së Kufirit, Aida Hajnaj, po bëhet me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda, si ato të vjetshmet, ku nuk munguan as viktimat që u godinën nga motorët e ujit apo skafet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë një interviste për mediat, Aida Hajna, zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, thekson se bashkive iu është dërguar shkresa prej muajit Janar për të përcaktuar perimetrin lëvizës së motoskafëve apo gomonve, por përsëri situata mbetet e njëjtë si në vitet e kaluara.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne kemi pasur raste të rënda dhe vdekje për shkak të goditjeve nga mjetet lundruese. Për të shmangur këto raste bashkitë duhet të respektojnë këto detyrime që janë të përcaktuara. Kemi filluar që në muajin Janar, që kur është miratuar plani”.

Sipas Hajnës, këtë sezon turistik nuk do të ketë më radhë kilometrike në pikat e kalimit kufitar, pasi janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore që punojnë nëpër dogana. “Kemi forcuar bashkëpunimin. Kemi vënë protokolle. Jemi në kontakte të vazhdueshme edhe me homologët tanë që të mos krijojmë probleme në pikat e policisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?