Protesta e studentëve, Rama nxjerr videon dhe premton: Së shpejti gara për kampusin
Ndërkohë që pak ditë më parë studentët në Tiranë protestuan kundër asaj që e cilësuan mashtrim nga ana e qeverisë për mosplotësim të pikave të Paktit për Universitetin, mëngjesin e sotëm, Kryeministri Rama ka postuar një video nga puna në kantieret e nisura në konvikte.
Video e postuar nga Rama është për konviktin e vajzave të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Sipas tij, së shpejti do të fillojë edhe gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës.
MIRËMËNGJES?
nga puna që vijon në kantieret e Paktit për Universitetin, Ju uroj një ditë të mbarë me konviktin e vajzave të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, teksa së shpejti starton gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës?