Protesta e të rinjëve, Pojana: Rama, fundi yt është afër (FOTO)

Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana, pas protestës të të rinjëve të LRI-së dhe të FRPD-së në Surrelë, aty ku vendosën traun fare pranë shtëpisë të kryeministrit Edi Rama, shkruan në facebook se presioni ndaj të rinjëve nga policia, tregon frikën e Ramës.

”Shoqërimi dhe presioni që Edi Rama bëri mbi të rinjtë shqiptarë që i vendosën traun në Surrel tregon vetëm frikën e narkokryeministrit që e urren fjalën e lirë. Diktatura mavi është në gramat e fundit prandaj policia e urdhëruar, ajo pjesë e mbetur që ende nuk është në kërkim nga trafiku i drogës, ushtron dhunë mbi të rinjtë”,-shkruan Pojana.

Duke theksuar se ishin të rinjtë ata që rrëzuan sistemin komunist, nënkryetari i LRI-së shton më tej se është kjo rini shqiptare që do të rrëzojë Ramën.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Edi Rama, rinia shqiptare ka rrëzuar diktatorë më të fuqishëm se ti, fundi yt është afër dhe asgjë e askush nuk mund të shpëtojë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, Pojana thotë se nuk ka tërheqje. ”Ne nuk ndalemi deri sa të lirohen vëllezërit tanë që protestuan në Kukës dhe Edi Rama bashkë me Tahirin, Beqajn e oligarkët e tyre të dalin para drejtësisë. Forca jonë buron nga zemra e shqiptarit, nga dashuria për këtë vend dhe tek shpresa për një të ardhme më të mirë”,-mbyll komentin e tij në facebook, Klevi Pojana.

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?