Protesta e tensionuar, Hila: Soreca të mbajë protestuesit e vendit të vet

Analisti dhe drejtuesi i emisionit “Arena” në Ora News tha se protestuesit edhe mund të ndeshen me policinë, pasi kjo është diçka normale. Referuar thirrjes së ambasadorit të BE, i cili tha se duhet të mos ketë dhunë në protestë, Hila tha se Soreca të shohë protestuesit e vendit të vet.

Dritan Hila: Soreca të bëjë zap protestuesit e vendit të vet. Dalin italianët dhe djegën sa herë ka një protestë. Këto janë muhabet kot, sikur jemi ne vendi i botës së tretë dhe protestuesit s’paskan të drejtë të protestojnë. Ka edhe momente dhune. Ai është një diplomat ditëzi që nuk ja mban mend emrin as komshiu i vet në momentin që do iki nga Shqipëria.  Ne i kemi ngritur sikur kushedi kush është Soreca apo ambasadori amerikan. Protestuesit dalin, protestojnë, mund të ndeshen edhe me policinë.

Beti Njuma: Jemi në një moment të rëndësishëm, presion negociatat?

Swiss Digital Desktop Reklama

Dritan Hila: Edhe e pengokan protesta?! Protestat ndodhin në gjithë botën. Janë jelekverdhët, para 4 vjetësh e tundi Syriza. Kujton ti se do na i lënë pa dhënë për këtë?! Ne kemi shumë probleme të tjera me demokracinë, jo protestën. Soreca ti lejë protestuesit. Ka një problem të madh me kodin zgjedhur, autorë të së cilës janë dy partitë e mëdha. T’ju thotë ky Soreca që të hapin sistemin zgjedhor edhe për alternativat e reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?