Protesta e transportit të udhëtarëve, 13 mijë punonjës nuk kanë marrë pagën e luftës

Me pagat e luftës, punonjësit me rruga të ulëta do të mund të siguronin ushqimet bazë në dy muajt e pandemisë.

Por janë pikërisht ata që kanë të ardhura më të ulëta që rezultojnë të mos lenë përfituar.

Qeveria ka miratuar dy skema ndihme, por rreth 13 mijë punonjës të transportit të udhëtarëve deri më tani nuk kanë marrë asnjë të ardhur.

“Problemi është se paga e luftës është refuzuar me pretekstin që aktiviteti nuk bën pjesë në listën e shërbimeve të mbyllura me urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë. Disa nga operatorëve i është komunikuar ky mesazh, disa të tjerëve i është refuzuar dhe disa janë akoma në pritje. Në sigurimet i paguajmë dhe gjendja financiare është e rënduar” 

Kreu i Shoqatës së se Transportit të udhëtarëve akuzon se ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje.

“Në kërkesat dërguar ministrisë së Infrastrukturës, ministrisë së Financave dhe DPSHTRR janë 6 pika dhe kryesorja është hartimi i një pike financiare dhe rikthimi në aktivitet.”

Paralajmëron për masa ekstreme nëse nuk do të ketë zgjidhje.

“Nëse nuk merren masat e nevojshme mendoj se 5 mijë punëtorë do të humbasin vendet e punës.”

Një tjetër kërkesë është dhe shtyrja e vlefshmërisë së taksave të autobusëve që operojnë në transportin publik.

SHKARKO APP