Protesta/Gazetari fton shqiptarët: Qeveria e ka humbur legjitimitetin
Gazetari Edvin Parruca, në një reagim në facebook, shkruan se kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin. Parruca shprehet se nuk do të shkojë për të votuar në 30 qershor, pasi kërkon kushte nga sistemi politik. Më tej ai shprehet se është i mendimit që të gjithë pa dallime të ngrihen në një protestë të kërkojnë ndryshim në sistemin politik në vend.
POSTIMI I PLOTË
Kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin. PS mund te jete ende forca e pare politike ne vend, nuk kam arsye te dyshoj te sondazhet dhe nuk do cuditesha nese partia e Rames rikonfirmohet ne zgjedhjet e ardhshme, por ky eshte muhabet tjeter. Nese humb legjitimitetin, te lind detyrimi ta rifitosh ate, kaq e thjeshte.
Nuk mund te marr pjese ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare (ne keto te dates 30 as diskutohet qe nuk shkoj) pa u ndryshuar sistemi zgjedhor dhe pa u abroguar neni 104 e ndryshuar neni 105 i Kushtetutes, minimumi. Kembengul qe ky eshte pakti qe opozita duhet t’u ofroje qytetareve. Rotacion pa ndryshim sistemi eshte same shit, different faces. Nese opozita mendon qe e vetme eshte e afte ta hedhe ne Lane Liderin e Perndritur dhe te marre pushtetin, s’kemi c’flasim. Nese do aleance me te gjere, duhet te leshoje sistemin qe vete bashkekrijoi ne 2008, me pakt te firmosur jo me llafe.
Ftoj individet, grupet, organizatat qe jane rreshtuar per ndryshimin e sistemit te konsiderojme daljen ne rruge, me gjithe dallimet e qejfmbetjet ndaj njeri-tjetrit, sepse kjo nuk eshte me nje situate qe ndiqet nga divani, as nuk ndryshohet vetem me peticione. Nese arrijme te krijojme nje mase kritike, e kemi nje shans, nese jo duhet te pranojme qe nuk jemi faktor per momentin. Ky eshte pozicionimi im.
KOHA JONË SONDAZH

