Protesta gjatë Samitit të BE-së në Tiranë, Berisha mesazh liderëve europianë: Akt mikpritje

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar arsyet pse protesta e radhës e opozitës do të mbahet më 6 dhjetor, në ditën kur liderët europianë do të mbërrijnë në Tiranë për samitin e BE-Ballkani Perëndimor.

Ai tha se liderët europian duhet ta marrin këtë protestë si një akt mikpritje ndaj tyre dhe armiqësor, flagrant të hapur ndaj Ramës, i cili me aferat turpëron çdo komb.

”Protesta jonë synon të dëshmojë se në këtë vend po varfërohet, vidhet, shkretohet çdo muaj e më shumë. Aspiratat demokratike janë të pavdekshme, në këtë kontekst.

Ftoj ta marrin këtë protestë si një akt mikpritje ndaj tyre dhe armiqësor, flagrant të hapur ndaj Ramës, i cili me aferat turpëron çdo komb, qytetarë, lirinë pluralizmin të drejtat e çdo gjë tjetër. 

Kam bindjen se populli opozitar e pret me dëshirën më të madhe për të paraqitur në arenën ndërkombëtare, para lidershipit të nderuar me vërtetësi dhe realitet problematikat e tmerrshme që vendi përballet sot”.

SHKARKO APP