Protesta/Kjo nënë ka sot djalin dhe burrin në burg. Ja çfarë i ka thënë Ramës në spital (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, është përballur sërish me protestuesit gjatë kohës që ka qenë duke krye vizita tek efektivët e plagosur që ishin shtruar në Spitalin e Traumës.

Në një moment Rama është përballur me një protestuese, Lindita Protoduari, e cila ishte shtruar pas plagëve që kishte marrë nga dhuna policore. Kreu i qeverisë i ka thënë protestueses se nuk ishte aty për të vizituar atë, por e menjëhershme ka qenë përgjigja e gruas e cila i ka thënë Ramës se e ka turp të vizitohej prej tij.

Në protestën e zhvilluar pasdite në Unazën e Re, Lindita Protoduari, tha se edhe pse ne gjendje të rëndë shëndetësore ishte ngritur për të ardhur në protestë. Ajo tha se burri dhe djali i saj ishin arrestuar sot nga policia. “Nuk trembem nga burgu i Edi Ramës që më ka arrestuar djalin dhe burrin. Sa po dal nga serumi. Jam një nënë krenare që do luftoj deri në ditën e fundit, se këto shpi nuk ka për t’i prishur, derisa të vdes. Më ka ardhur në spital dhe më ka thënë që nuk kam ardhur për ty. Dhe i kam thënë që e kam për turp të vish tek mua mo kryeministër drogaxhi, mo kryeministër i korruptuar.”

https://www.facebook.com/kohajone/videos/332295920901775/

 

SHKARKO APP